Google ADS

Bruksel – Ka Filluar gjykimi i një prej planifikuesit të sulmeve të Parisit në vitin 2015

11:28 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gjykimi i Salah Abdel Salam filloi të hënën në Belgjikë, në rastin e shkëmbimit me zjarr ndaj oficerët e policisë gjatë një përpjekje për ta arrestuar atë pas pjesëmarrjes në sulmet në kryeqytetin francez Paris në nëntor 2015.

Abdel Salam, një francez me prejardhje marokene, ka përdorur të drejtën e tij për të heshtur që nga arrestimi i tij dy vjet më parë, në një kohë kur hetuesit thonë se hetimet po përparojnë në lidhje me sulmet e Parisit dhe Brukselit, transmeton portali arbresh.info.

Një seri sulmesh terroriste të koordinuara goditën më shumë se një rajon në Paris më 13 nëntor 2015, duke vrarë 130 njerëz, 89 prej tyre në teatrin e Battaklanit dhe duke plagosur rreth 400 të tjerë.

Abdel Salam, i lindur më 15 shtator 1989 në Bruksel, do të paraqitet për herë të parë në gjykatën belge në një seancë dëgjimore publike për akuzat për pjesëmarrje në shkëmbimin e zjarrit me policinë gjatë ndjekjes së tij në mars të vitit 2016 në Bruksel.

Brukseli pati shpërthime më 22 mars 2016, duke synuar një stacion metroje dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit, një ditë pas arrestimit të Abdel Salam, duke vrarë 34 vetë dhe duke plagosur rreth 300 të tjerë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme