Kompania British Airways thotë se po synon operimin pothuajse normal në aeroportet londineze Heathrow dhe Gatwick, gjatë ditës së sotme.
Dje, kjo kompani i kishte anuluar të gjitha fluturimet nga këto dy aeroporte për shkak të “dështimit madhor në sistemet e IT-së”.
Në njoftimin e sotëm, në aeroportin Heathrow megjithatë priten vonesa të mëtejshme dhe anulime të fluturimeve të kompanisë British Airways dhe u është thënë udhëtarëve që të mos shkojnë në aeroport, derisa të mos jenë të sigurt se fluturimi i tyre nuk është anuluar apo shtyrë.
British Airways tha dje se nuk janë të njohura shkaqet e dështimit global të kompjuterëve të vet, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për sulm kibernetik.
Udhëtarët e kanë përshkruar gjendjen në aeroporte si “kaotike”, ndërsa disa prej tyre e kanë kritikuar kompaninë, British Airways, për mungesë të informacioneve./REL/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...