Google ADS

Britanisë së Madhe dhe BE-së “po u kalon koha”

23:18 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Britania e Madhe dhe BE janë duke u përballur me një “garë të fuqishme kundër kohës” për të përfunduar bisedimet e Brexit para marsit 2019, tha kreu i Këshillit Europian.

Donald Tusk u kërkoi krerëve të BE të tregojnë unitet ndërsa përpiqen të negociojnë se si do të duket lidhja e tyre në të ardhmen, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

BE-ja pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë fazën e parë të bisedimeve.

Britanisë së Madhe i është kërkuar që të mos “kthehet pas” në marrëveshjen e divorcit që u arrit gjatë javës së kaluar.

ekretari David Davis sugjeroi që marrëveshja e divorcit e zbuluar nga Theresa May është më shumë një “deklaratë” sesa një marrëveshje e detyrueshme.

Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme