Një djalosh 5 vjeçar ka pranuar një nga letrat e fundit të dërguara nga Mbretëresha Elizabeth II, vetëm një ditë pasi ajo ndërroi jetë.
James McConnell i shkroi një letër të përzemërt monarkut të ndjerë gjatë një udhëtimi me familjen e tij në Londër gjatë Jubileut të Platinit.
Djaloshi nga Birtley i Gateshad, shkroi: “E dashur Mbretëreshë, Gëzuar Jubileun e 70-të të Platinit. Faleminderit nga James”, raporton Mirror.
Por babai i tij Graeme McConnell mbeti i habitur kur James mori një letër nga Buckingham Palace të premten e 9 shtatorit, një ditë pasi Elizabeth II vdiq.
Ajo që e bëri letrën edhe më të trishtuar ishte se ajo e mbante datën e një dite më parë – ditën që ajo kishte humbur jetën.
Përgjigja mbretërore përmbante një fotografi të Mbretëreshës së ndjerë dhe lexonte: “Unë ju dërgoj falënderimet e mia mirënjohëse për mesazhin tuaj të sjellshëm me rastin e Shtatëdhjetë vjetorit të Hyrjes sime në Fron, Elizabeth R 2022”.
Babai Graeme tha: “Sapo po bëhesha gati të dilja dhe kambanat për Mbretëreshën filluan të binin, kur letra doli u fut nga dera. Ishte mjaft emocionuese. Ishte vërtet prekëse.
“James i pëlqen çdo gjë që ka të bëjë me mbretëreshën. Ai e kupton që mbretëresha ka vdekur dhe ajo ka shkuar të jetojë në parajsë. Duhet të ketë qenë një nga letrat e fundit që dërgoi ER”, bëri të ditur McConnell.
“Do të ketë qenë një zonjë që punon në pallat që e dërgoi atë. Por James mendon se ajo u ul dhe e shkroi këtë letër para se të vdiste. Unë nuk dua ta prish këtë moment për atë”, shtoi tutje Graeme.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...