Me qindra mijëra britanik po përballen me një nxehtësi prej 48°C, në Spanjë dhe Portugali ekspertet paralajmërojnë se kjo nxehtësi mund të vras.
Temperaturat në rritje në ditët e ardhshme kërcënojnë Evropën me ditët më të nxehta që kanë kaluar ndonjëherë shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Ky shkatërrim vjen pas një vale të nxehtë japoneze që vrau 65 persona brenda shtatë ditëve të muajit të kaluar kur temperaturat arritën në 41°C.
Turistët që zbritën në Spanjë dhe Portugali u paralajmëruan se pushimet e tyre vjetore nuk do të ishin të njëjta me vizitat e mëparshme.
Ata u urdhëruan që të qëndrojnë sa me larg Diellit, të shmangin qëndrimin e gjatë në pishinë dhe të mos konsumojnë shumë pije alkoolike.
Eksperti i nxehtësisë, Profesor Glenn McGregor në Universitetin e Durhamit, u bëri thirrje pushuesve britanikë që t’u kushtojnë vëmendje paralajmërimeve dhe tha se mbinxehja “mund të çoj në dëmtime të trurit dhe mund të sjell vdekjen”.
Ai tha: “Të rinjtë janë veçanërisht të prekshëm madje edhe ata që luajnë futboll apo lojëra të tjera në plazh.”
“Nëse fëmijët janë në pishinë për të mbrojtur ata duhet patjetër të veshin një kapelë, por jo të qëndrojnë jashtë për kohë të gjatë për shkak të rrezeve UV dhe të nxehtësisë”.
Ai shtoi se “pijet alkoolike nuk rekomandohen” pasi “dëmton mendimin e qartë” dhe “aftësinë për të vlerësuar situatat e rrezikshme që lidhen me motin ekstrem”.
Dr Mark McCarthy, menaxher i Qendrës Kombëtare të Informacionit mbi Klimën, paralajmëroi se Evropa do të shihte “temperatura shumë ekstreme këtë javë”.
Spanja është vendi më i preferuar në Britani me një rekord prej 18 milion turistëve britanik që preferojnë të kalojnë pushimet atje dhe me 6.5 milion vizitor ne Portugali.
Dhe pothuajse 300,000 emigrantë britanik jetojnë ne vend, shume prej tyre janë në pension dhe janë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë se lartë.
Dr Emer O’Connell, një konsulent i Anglisë për Shëndetin Publik, tha: “Kur shkojmë me pushime shpesh sillemi shumë ndryshe se si sillemi në shtëpi. Moti i nxehtë vendos një tendosje më të madhe në trupin tonë, kështu që kur ne jemi në klimat më të ngrohta ne duhet të konsiderojmë ndikimin që moti mund të ketë tek ne dhe të ndryshojmë sjelljen tonë në përputhje me rrethanat “.
Jessica Bridge e Ladbrokes tha: “Nënë Natyra është duke u treguar shume e nxehtë me Evropën momentalisht”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...