Britania zvogëlon numrin e avionëve luftarakë në Irak dhe Siri

13:25 | 22 Janar 2019
Arbresh.info

Britania do të tërheqë gjysmën e avionëve luftarakë të saj që gjenden në Irak dhe Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës britanike Daily Mail, e cila ka cituar disa zyrtarë ushtarakë, tetë avionë luftarakë të llojit “RAF Typhoon” të Forcave Ajrore të Mbretërisë muajin e ardhshëm do të tërhiqen nga Iraku dhe Siria.

Gjithashtu, në lajm është bërë e ditur se gjashtë avionë luftarakë “RAF Typhoon” dhe dhjetë avionë pa pilot të llojit Reaper, do të vazhdojnë të qëndrojnë në Lindjen e Mesme.

Një burim ushtarak vlerësoi se tërheqja e avionëve ushtarakë nga rajoni “nuk do të dobësojë në asnjë mënyrë vendosmërinë e tyre në misionet të cilat zhvillohen ndaj regjimit, i cili është në gjendje të mjerueshme”.

Vendimi i Britanisë vjen një kohë të shkurtër pas atij të SHBA-ve për tërheqje nga Siria.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 19 dhe 20 dhjetor të vitit 2018 deklaroi se kanë përfunduar luftën me organizatën terroriste DEASH, arsyeja e vetme, sipas tij, për praninë e tyre në Siri.

Trump, i cili theksoi se ka ardhur koha që forcat amerikane të kthehen në shtëpi, në ditët në vijim, si pasojë e sugjerimeve të burokracisë amerikane të sigurisë, sinjalizoi një “tërheqje të ngadaltë dhe të sigurtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme