Ligjvënësit në Britani miratuan një seri rregullash të reja dhe më të ashpra kundër duhanpirjes, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar përdorimin e duhanit dhe për të mbrojtur shëndetin publik.
Projektligji për Duhanin dhe Cigaret Elektronike synon të bëjë duhanpirjen dhe cigaret elektronike më pak tërheqëse dhe siguron që çdo person që është 15 vjeç ose më i ri, t’i ndalohet blerja e cigareve. Projektligji ndalon reklamimin e cigareve elektronike dhe shitjen e tyre në makinat automatike, si dhe kufizon paketimin dhe aromat e cigareve elektronike që tërheqin drejtpërdrejt fëmijët dhe të rinjtë.
Pas një debati të gjatë, 415 ligjvënës votuan pro projektligjit, ndërsa 47 votuan kundër.
Ky hap vjen si pjesë e një strategjie afatgjatë për të arritur një “Brexit pa duhan” dhe për të reduktuar shpenzimet shëndetësore të lidhura me duhanpirjen. /abcnews.al
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...