Dhjetëra mijëra vendvotime u hapen në 7 të mëngjesit të enjten për të zgjedhur anëtarët e ri të parlamentit në zgjedhje të parakohshme të thirrur nga kryeministri konservator Boris Johnson për të kërkuar një shumicë për realizimin e Brexit.
“Votoni partinë Konservatore, bëj që Brexit të kryhet dhe të vazhdojmë përpara me vendin tonë,” tha Johnson në një video mesazh drejtuar votuesve në prag të “zgjedhjeve më të rëndësishme në kohën moderne”.
Arbresh.info transmeton se Johnson bëri një fushatë premtuese për largimin nga Bashkimi Evropian më 31 janar, uljen e taksave si dhe përmisimet në fushën e shëndetit, arsimit, policisë dhe shërbimit hekurudhor.
Marrëveshja që ai negocioi me Brukselin është gati për ta bërë Brexit-in, nëse shumica konservatore voton në parlament, tha Johnson gjatë një fushate të mërkurën.
Johnson, 55 vjeç, gjithashtu është zotuar të kufizojë imigracionin dhe të negociojë marrëveshje liberale tregtare pas Brexitit me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera jashtë BE.
“Ne jemi një vend i shkëlqyeshëm dhe ne mund të jemi akoma më të mëdhenj,” tha ai në fushatën e të mërkurës.
Udhëheqesi i partisë së majtë të opozitës, Jeremy Corbyn, tha ofroi një “manifestim të shpresës”, duke premtuar se do të racionalizojë industritë kryesore, do të investojë masivisht në infrastrukturë dhe do të sigurojë shërbime falas për të gjithë./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...