Shefi i mbrojtjes së Britanisë, Gavin Williamson ka thënë se shumë shtete janë bashkuar për Britaninë, lidhur me helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij, duke luftuar përpjekjet ruse për ta ndarë Perëndimin.
“Presidenti rus, Vladimir Putin kërkon të ndajë Britaninë nga aleatët e saj”, ka thënë sekretari i mbrojtjes së Britanisë, Gavin Williamson, gjatë një vizite në Estoni.
Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi janë gjetur pa vetëdije në një stol në Salisbury më 4 mars.
Britania akuzon qeverinë e Putinit për përdorim të agjentit nervor të nivelit ushtarak Noviçok, që është krijuar në periudhën e Luftës së Ftoftë me qwllim tw vrasjes sw ish-spiunit.
Më 23 mars, Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin, duke thënë se “ka shumë mundësi” që Moska të jetë përgjegjëse për sulmin derisa vendet anëtare janë pajtuar për të marrë masa tjera për ta ndëshkuar këtë vend.
Disa shtete të BE-së pritet të dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre gjatë kësaj jave, pas vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diploamtë rusë, të cilët i ka konsideruar spiunë.
“Fakti se vendet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian kanë mbështetur Mbretërinë e Bashkuar, mendoj se është përgjigjja më e mire që mund të kishim pasur”, është shprehur Williamson.
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...