Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka këmbëngulur se ajo dhe BE-ja janë duke negociuar për faturën e Brexit.
Sipas “Financial Times”, e cila është bazuar në burimet e veta, besohet se Britania e Madhe do të paguajë rreth 100 miliardë euro për largimin e saj nga blloku, transmeton portali arbresh.info
Në lidhje me artikullin ka reaguar May, e cila në një intervistë për Sky News ka theksuar se po negociohet për faturën dhe për të drejtat e qytetarëve të BE-së.
Brexit ka shkaktuar “dhimbje koke” për kryeministren e Britanisë dhe ka arritur të ndajë në dysh qeverinë, ndërsa shihet se premtimet e para referendumit për një largim pa kushte nga BE-ja nuk janë aspak të vërteta./arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë