Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe do të lejojë një ekzaminim ndërkombëtar të pavarur të agjentit nervor që është përdorur në sulmin ndaj ish agjentit të dyfishtë Sergei Skripal.
Duke shkruar në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine, Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe tha se helmimi i ish spiunit ishte pjesë e një “sjelljeje të paligjshme” nga Rusia, transmeton portali arbresh.info.
Ai njoftoi gjithashtu se qeveria e Britanisë së Madhe do t’ua japë mundësinë ekspertëve ndërkombëtarë nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) në Hagë për të shqyrtuar analizën e Britanisë mbi helmin që e la Skripalin dhe vajzën e tij Yulia në gjendje kritike.
“[Ne po punojmë] për t’u dhënë atyre mundësinë për të konfirmuar analizën tonë në mënyrë të pavarur,” shkroi Johnson. Ndërkohë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Britanisë Mark Sedwill i ka thënë Aleancës Perëndimore të NATO-s se sulmi është një çështje për të gjithë anëtarët e NATO-s.
Sedwill akuzoi Moskën për përpjekjen për të vrarë Skripal në Salisbury, duke shtuar se Britania e Madhe “do të mbështesë aleatët që përballen me kërcënime të ngjashme”.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje në këtë incident. Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Londrën se po bën akuza “të çmendura” ndërsa po refuzon të japë ndonjë dëshmi për Moskën./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...