Britania s’pranon t’i kthejë fëmijët e luftëtarëve britanikë të ISIS

22:31 | 12 Gusht 2019
L G

Qeveria e Britanisë së Madhe raportohet se ka marrë vendim që të mos i lejojë që kthehen nga Siria fëmijët e luftëtarëve të ISIS që janë prej këtij vendi.

Së paku 30 fëmijë britanikë janë aktualisht duke u mbajtur nga të ëmat e tyre nëpër kampe në Sirinë veriore ku janë të ndalura, pasi kanë shpëtuar me shkatërrimin e ISIS.

Qeveria britanike ka qenë në presion për t’i kthyer ata nga zonat e rrezikshme dhe të mbipopulluara. /KlanKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme