Britania e Madhe ka vendosur që me 12 dhjetor të mbajë zgjedhjet e parakohshme.
Data është votuar nga deputetët të cilët mbështetjen zgjedhjet pas disa muajsh bllokimi mbi Brexit, transmeton portali arbresh.info
Me një diferencë prej 438 votash deri në 20, deputetët miratuan legjislacionin duke i hapur rrugën zgjedhjeve të para që mbahen në dhjetor që nga viti 1923.
Kryeministri Boris Johnson ka theksuar se njerëzve u duhet ‘dhënë një ide e qartë për Brexit dhe për vendin’.
Johnson shpreson se zgjedhjet do t’i japin atij një mandat të ri për marrëveshjen e tij rreth Brexit dhe do të thyejnë bllokimin e tanishëm parlamentar, gjë që ka dërguar drejt shtyrjes për daljen e Britanisë nga BE-ja.
Udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbyn tha se ‘këto zgjedhjet janë një shans i gjeneratës së re për të transformuar vendin dhe për të marrë në dorë interesat e njerëzve që për një kohë janë lënë pas dore’.
Ai ka premtuar që do të bëjë fushatë ambicioze dhe radikale për ndryshime në vend./arbresh.info/
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...
Newcastle me një këmbë në finale të Carabao Cup, triumfon nd...
Xuxi thërret Drilonin ‘çika jeme’, i reagon ashpër Sara
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...
Prishtina emëron Lekë Tërmkollin, trajner të ri kondicional