Pavarësisht vendimit të OKB-së, Britania e Madhe ka refuzuar t’i japë fund administrimit kolonial në Arkipelagun Chagos që ndodhet në Oqeanin Indian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sot ka përfunduar afati që OKB-ja i kishte dhënë Britanisë për t‘i rikthyer Mauriciusit, Arkipelagun Chagos. Por, pavarësisht kësaj qeveria e Londrës ka njoftuar se nuk do t‘i japë fund administrimit të saj kolonial.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme britanike thuhet se “Britania nuk ka asnjë dyshim për sovranitetin tonë mbi Territorin Britanik të Oqeanit Indian, i cili ka qenë nën sundimin britanik që nga viti 1814. Mauriciusi asnjëherë nuk ka pasur sovranitet mbi Territorin Britanik në Oqeanin Indian dhe Britania nuk e njeh pretendimin (e Mauriciusit)”.
Përballë kësaj lideri i Partisë Laburiste në opozitën kryesore Jeremy Corbyn tha se refuzimi i dorëzimit të ishujve është në kundërshtim me vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Kjo qeveri e Partisë Konservatore në mënyrë të turpshme mendon se është mbi ligjin ndërkombëtar. Një qeveri e Partisë Laboriste do t’i japë fund administrimit kolonial”.
Administrimi kolonial i Britanisë
Republika e Mauriciusit një prej vendeve ishull në Oqeanin Indian, në vitin 1598 ka qenë koloni e Holandës, në vitin 1715 e Francës. Ndërsa në vitin 1814 me marrëveshjen e Parisit, Mauriciusi hyri nën sundimin britanik.
Britania e cila shfrytëzoi këto ishuj për 150 vjet, me presionin e OKB-së në vitin 1968, tre vite para se t’i jepte pavarësinë Mauriciusit ajo ndau nga vendi Arkipelagun Chagos.
Krahas Chagos, Britania ndau nga Sejshelet dhe ishujt Aldabra, Farquhar dhe Desroche dhe në vitin 1965 këto ishuj në fjalë i shpalli si pjesë e Territorit Britanik në Oqeanit Indian.
Pavarësisht se më pas u detyrua t’i rikthejë ishujt që ndau, Britania vazhdoi praninë e saj në Territorin Britanik në Oqeanit Indian që ka gjithsej 2.300 ishuj të vegjël dhe në pjesën jugore të nënkontinentit të poshtëm indian.
Përmes një rezolute të miratuar me 116 vota “pro” dhe 6 “kundër” në fillim të këtij viti, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi nga Britania, e cila mban nën kontroll Arkipelagun Chagos që nga pavarësimi i Mauriciusit më 1968, t’i japë fund “administrimit kolonial” dhe t’ia dorëzojë rajonin Mauriciusit.
Votimi në Asamblenë e Përgjithshme ishte zhvilluar pasi më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalosi opinionin se Britania në mënyrë ilegale ka shkëputur Arkipelagun Chagos nga Mauriciusi gjatë procesit të pavarësisë.
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...