Duke cituar Biblën si “libër i mbushur me vargje të hakmarrjes, shkatërrimit, vdekjes dhe dhunës”, Ministria e Brendshme e Britanisë i ka refuzuar kërkesën për azil një iraniani i cili më herët është konvertuar në krishter pasi kishte ardhur në përfundimin se feja e re të cilën e kishte zgjedhur ishte “paqësore”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan gazeta britanike “Independent”, një iranian, emri i të cilit nuk është specifikuar, ka kërkuar azil në vitin 2016 duke thënë se është larguar nga Islami me arsyetimin se ai “përmban dhunë” dhe ka kaluar në fenë krishtere duke e cituar atë si fe paqësore.
Ndërkohë, siç thuhet, Ministria e Brendshme e Britanisë ka refuzuar këtë kërkesë të iranianit duke thënë se “Bibla është e mbushur me përshkrime përplot me hakmarrje, shkatërrim, vdekje dhe dhunë”.
Në arsyetimin e saj, ministria ka cituar shprehje nga Bibla me përmbajtje dhune.
Në mesin e shembujve, ministria britanike ka cituar Mateun 10, sipas të cilit profeti Isa ka thënë: “Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë, nuk erdha të sjell paqen, por shpatën”, dhe Levitikun 26, ku thuhet: “Armiqtë tuaj do të shtrihen në tokë me goditjet e shpatës”.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh