Qeveria konservatore britanike publikoi sot projektligjin destinuar dhënies fund të supremacisë së të drejtës evropiane në ligjin britanik, paraqitur si një etapë e rëndësishme në procesin e daljes nga Bashkimi Evropian.
I quajtur “Projektligji për daljen nga Bashkimi Evropian”, teksti parashikon të shfuqizojë, ditën kur Brexit do të ndodhë, “European Communities Act” të vitit 1972 që i ishte bashkëngjitur traktateve komunitare në të drejtën kombëtare britanike.
Ai do të mundësojë gjithashtu adaptimin e një pjesë të madhe të ligjeve evropiane në ligjin britanik.
Qeveria konservatore britanike prezantoi sot një projektligj faraonik që parashikon shfuqizimin e aktit të anëtarësimit të Britanisë së Madhe në të drejtën komunitare evropiane, që u shqyrtua në Parlament, ku humbi maxhorancën absolute në zgjedhjet e fundit legjislative, përcjell Atsh.
I njohur me emrin ”Projektligji i shfuqizuar” (”Repeal Bill”), ai do të mundësojë ai do të mundësojë gjithashtu adaptimin e një pjesë të madhe të ligjeve evropiane në ligjin britanik, një punë e madhe duke pasur parasysh mijëra dispozita të ndryshme ekzistuese.
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...