Britania po përballet me kërcënime të mëdha terroriste, thotë shefi i MI5

20:02 | 17 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kreu i MI5 ka paralajmëruar se Britania është duke përballur me kërcënime të mëdha dhe serioze për sulme të terroriste.

Andrew Parker tha se vendi kurrë më parë nuk ka kaluar nëpër operacione të tilla dhe të shpejta në luftën kundër terrorizmit, transmeton portali arbresh.info

Ai ka theksuar se 20 sulme terroriste të planifikuara ishin zhdukur gjatë katër viteve të fundit, shtatë prej tyre ishin planifikuar të ndodhnin gjatë muajve të kaluar.

parker-1099154

Sipas tij, të gjitha sulmet e planifikuara po udhëhiqeshin nga ekstremistë islamikë.

Parker ka theksuar se personeli i MI5 ndjen shqetësime të mëdha saherë që ndodh ndonjë sulm terrorist.

“Ata zgjohen herët dhe punojnë me zell për të parandaluar sulmet terroriste dhe për të mbajtur vendin të sigurtë”, tha ai.

Deri me tani Britania është goditur nga pesë sulme terroriste, ku kanë mbetur të vrarë 36 persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme