Britania është duke punuar me aleatët e saj për një përgjigje të përbashkët, pas raportimeve për sulme kimike në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, ka thënë zëdhënësi i kryeministries britanike, Theresa May.
Ai po ashtu ka thënë se Britania nuk është e përfshirë në sulmet e një nate më parë në një bazë ajrore siriane.
Ushtria ruse dhe ajo siriane kanë vënë fajin tek aeroplanët luftarakë të Izraelit.
“Në rast se ka ndonjë të dhënë të verifikuar për përdorim të këtyre armëve dhe ndonjë propozim për veprim ku Mbretëria e Bashkuar do të mund të ishte e dobishme, atëherë ne do të shohim opsionet”, ka thënë zëdhënësi.
Në një deklaratë të ndarë, Zyra e Jashtme britanike ka thënë se një varg i opsioneve duhet të jenë në tavolinë lidhur me sulmin e raportuar.
Opozita siriane e ka drejtuar gishtin drejt forcave qeveritare për sulmin e supozuar me armë kimike, nga i cili kanë vdekur dhjetëra persona.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se për këtë gjë “do të paguhet çmim i lartë”.
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore