Britania nuk ndalet, i vendos sanksione të reja Rusisë

23:11 | 1 Mars 2022
Trina Galanxhi

Britania e Madhe ka prezantuar masat e reja të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet britanike.

“Ndalimi i anijeve ruse nga portet e Mbretërisë së Bashkuar dhe sanksionet e reja ekonomike kundër institucioneve kryesore financiare ruse, përfshirë bankën e saj qendrore, në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, do të degradojnë ekonominë e Rusisë dhe do të ndihmojnë që Putini të humbasë”, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, transmeton portal arbresh.info

Masat ekonomike shtesë, “përfshirë kundër Bankës Qendrore Ruse dhe fondit të pasurisë sovrane të shtetit, nënkuptojnë gjithashtu se shumica e sistemit financiar të Rusisë” mbulohet tani nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në deklaratë.

“Unë po udhëzoj të gjitha portet e Mbretërisë së Bashkuar që të largojnë çdo anije që është me flamur, e regjistruar, në pronësi ose operuar nga Rusia,” tha në deklaratë Sekretari britanik i Transportit Grant Shapps./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme