Britania nuk ka kapacitet për një luftë të mundshme

16:00 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Kapacitetet e Britanisë për të marrë pjesë në një luftë të mundshme janë të kufizuara për shkak të kostos së armëve dhe pajisjeve.

Shqetësimet janë ngritur nga Komiteti i Llogarive Publike si pjesë e rishikimit të buxhetit të mbrojtjes, ku është gjetur që janë disa pikëpyetje serioze nëse 178 miliardë paund të përcaktuara për shpenzimet ushtarake ishin praktike, transmeton portali arbresh.info.

Hetimet citojnë hapësirën prej 5 miliardë paundësh të shkaktuar nga rënia e vlerës së paundit për shkak të daljes nga Bashkimi Evropian.

Komiteti gjithashtu ka paralajmëruar që Ministria e Mbrojtjes po nënvlerëson koston e shpenzimeve të shtrenjta të tilla si avionët luftarakë F-35, përkundër pretendimeve që kishte gabime të cilat janë rregulluar.

Komiteti sugjeroi një numër masash për të siguruar që besimi të mund të rivendoset në programet e shpenzimeve të mbrojtjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme