Banka Qendrore Britanisë së Madhe nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) refuzoi t’i dorëzojë Venezuelës arin në vlerë prej 1.2 miliardë dollarë, i cili është pronë e atij shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania amerikane Bloomberg bën të ditur se në Bankën Qendrore të Britanisë së Madhe ndodhen rezerva të arit venezuelas me vlerë prej 8 miliardë dollarë, për çka vendi ka kërkuar t’i dorëzohet një sasi prej 1.2 miliard dollarësh, por Britania e ka refuzuar një kërkesë të tillë.
Mediat amerikane nga ana e tyre shkruajnë se Britania e Madhe ka refuzuar të dorëzojë arin e kërkuar nga shkaku i presionit që ka ushtruar presidenti i SHBA-ve Donald Trump mbi sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo dhe këshilltarin e presidentit për Siguri Kombëtare, John Bolton.
Kjo është një betejë disamujore e Venezuelës, për çka drejtori i Bankës Qendrore, Calixto Ortega, dhjetorin e kaluar vizitoi Britaninë e Madhe me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e arit, e cila nuk u arrit.
Presidenti i Parlamentit Kombëtar të Venezuelës, Juan Guaido, i cili u shpall president i përkohshëm i vendit, iu drejtua pjesëtarëve të forcave të armatosura të vendit duke thënë:
“Kur nuk do të merrni pagën tuaj, atëherë do të shohim besnikërinë që keni ndaj rrëmbyesit tuaj (presidentit Nicolas Maduro)”.
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha pas takimit me zyrtarët amerikanë se është e qartë se Nicolas Maduro nuk është një udhëheqës legjitim i Venezuelës dhe se Juan Guaido është personi i duhur për ta çuar vendin përpara.
Venezuela është përfshirë nga protesta masive të udhëhequra nga opozita që mban shumicën në parlamentin e vendit. Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar, në ditën kur Nicolas Maduro dha betimin dhe filloi mandatin e dytë të tij si president i vendit.
Opozita në Venezuelë nuk e njeh pushtetin e presidentit Maduro ndërsa kreu i opozitës së këtij vendi, Guaido, të mërkurën u vetëshpall president i përkohshëm.
Presidenti Maduro nga ana e tij ka akuzuar opozitën se po synon një grusht shteti me përkrahjen e administratës amerikane.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...