Google ADS

Britania njofton paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

13:11 | 23 Prill 2024
K.B

Britania ka njoftuar paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë fonde të reja prej 500 milionë paund dhe furnizime me armë, si qindra raketa dhe automjete, si dhe miliona fishekë.

Lajmi është bërë i ditur nga Downing Street me rastin e vizitës së sotme në Poloni nga kryeministri Rishi Sunak, i cili do të takohet me homologun e tij Donald Tusk dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Varshavë për të diskutuar sigurinë evropiane dhe mbështetjen për Kievin.

Sunak më pas do të udhëtojë në Gjermani për të takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme