Në Mbretërinë e Bashkuar po vazhdojnë ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Charles III. Ndërsa mediat britanike sot kanë publikuar botime speciale kushtuar ceremonisë së djeshme, familja Mbretërore ka falenduar njerëzit që megjithë motin me shi dolën për te festuar ngjarjen historike e cila u përsërit pas 70 vjetësh. Të dielën, në mbarë Briotaninë e Madhe po mbahen ceremoni të ndryshme përfshirë edhe shtrimi i mijëra drekave për familjet dhe komunitetet.
Mijëra festa në rrugë dhe dreka u mbajtën të dielën për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III, një ceremoni solemne që u mbajt të shtunën në Londër.
Dreka e Madhe është një nismë mbarëkombëtare për të bashkuar fqinjët dhe komunitetet për të festuar Kurorëzimin e Mbretit Charles III. Këtë radhë pritet të zhvillohen më shumë se 50 mijë ngjarje të tilla.
“Ne pamë kurorëzimin dje me familjen tonë, shtruam një drekë në shtëpi, shikuam të gjitha ngjarjet dhe donim të vinim sot vetëm për të shijuar atmosferën, për të parë dekorimet, për të parë se si ishte gjithçka”, tha Laura Knight, banore e kryeqytetit britanik.
Sonte pritet të mbahet edhe një koncert me yje të muzikës, përfshirë këngëtaren Katy Perry.
Gazetat në Mbretërinë e Bashkuar publikuan të dielën botime speciale duke iu kushtuar faqet e tyre të para ngjarjes historike.
Shumica e gazetave treguan Mbretin Charles III të veshur me kurorën e tij në faqen e parë, me raporte speciale brenda për ceremoninë e cila ishte e zhytur në ritualin e lashtë mbi 1000 vjeçar.
“Atmosfera ishte e mrekullueshme sepse kishte kaq shumë njerëz, por për fat të keq nuk arritëm në zonën ku mund ta shikonim më qartë sepse ishim shumë vonë. Megjithatë, të shihje atmosferën ishte e këndshme”, thotë Andrea Rzihacek, turist nga Austria.
Australia shënoi kurorëzimin e mbretit Charles III me një përshëndetje me 21 të shtëna me top në Kanberra të dielën pasdite.
Përshëndetja kombëtare u realizua nga Garda Federale e Australisë.
Mbreti Charles është kreu i shtetit në Australi, Zelandën e Re dhe 12 vende të tjera të ‘Commonwealth-it’, shtete jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, roli i mbretit është kryesisht ceremonial./VOA/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë