Google ADS

Britania mund të shkojë drejt një izolimi të dytë

13:59 | 20 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Britania e Madhe ka vendosur që të gjobisë me rreth 10 mijë funta njerëzit që nuk respektojnë masat e izolimit.

Masa do të hyjë në fuqi me 28 shtator.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Matt Hancock,  Britania e Madhe është në një pikë kthese, pasi është duke u paralajmëruar bllokimi i  dytë kombëtar për shkak të rritjes së numrave të të prekurve me koronavirus, transmeton portal arbresh.info

Qeveria ka bërë thirrje që njerëzit të respektojnë masat e vendosura në mënyrë që të shmangin një bllokim të dytë.

Rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm javët e fundit në më shumë se 4,000 në ditë.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi në një pikë kthese që duhet vendosur ose izolim total, ose njerëzit duhen të ndjekin rregullat”, tha Ministri i Shëndetësisë.

Për BBC ai ka theksuar se ‘izolimi i dytë kombëtar është shumë i mundshëm’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme