Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë të ditur se kryeministri Rishi Sunak nuk është informuar 72 orë më herët për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, ka theksuar të dielën se Irani u dha vendeve fqinje dhe aleatit të Izraelit, Shteteve të Bashkuara, 72 orë paralajmërim se do të niste sulmet.
“Unë e mohoj këtë pretendim”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Sunakut, raporton BBC.
“Dhe më gjerësisht ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tyre të drejtpërdrejtë kundër Izraelit”, ka shtuar ai./abcnews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...