Çdo lëvizje për të hequr ose anashkaluar këtë kërkesë mund ta përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Ky plan i veprimit është krijuar për të ndihmuar kandidatët të përmbushin disa kritere politike, ekonomike dhe ushtarake para se të bëhen anëtarë të NATO-s.
“Unë mendoj se duhet të shikojmë absolutisht anashkalimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit”, tha Wallace, në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me homologun e tij kanadez në Londër.
“Por sigurisht, ne duhet të vendosim njëfarë realizmi në këtë hapësirë që ka 31 anëtarë të NATO-s tani dhe, e dini, ne duhet të lëvizim të gjithë së bashku”, tha Wallace.
Wallace tha se ai nuk mund të garantonte marrëveshje për atë hap përpara samitit të NATO-s që mbahet muajin e ardhshëm në Lituani, por tha se mund të ishte e mundur të hiqen pengesat e tjera për anëtarësimin e Ukrainës./REL/