Ministrat në Britani të Madhe kanë pranuar sot se ndihma e vendit për refugjatët ukrainas është shumë e ngadaltë, mes pretendimeve se qindra njerëz të dëshpëruar po largohen nga Calais për të plotësuar formular.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania e Madhe është e gatshme të jetë “zemërgjërë” në dhënien e azilit, por pranoi se procesi i dhënies së vizave për më shumë se njerëz të ikur nga pushtimi rus “nuk është i shpejtë”, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Komentet erdhën mes një mosmarrëveshjeje në rritje për përgjigjen ‘kaotike’ ndaj krizës humanitare, me vetëm 300 refugjatë të paisur me viza.
Vetëm në Gjermani, 30 mijë refugjatë ukrainas janë paisur me viza deri tani.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka akuzuar Britaninë e Madhe për “mungesë humaniteti”, pasi refuzon që të jap vizat në Calais.
Ka raporte se një tabelë në një ndërtesë të Britanisë së Madhe në port i këshillonte njerëzit të shkojnë në Bruksel ose në Paris për të aplikuar.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel u tha dje deputetëve se një qendër aplikimi për viza (VAC) është ngritur pranë portit francez pas raportimeve për ukrainasit që u larguan.
“Ne kemi staf në Calais, kemi mbështetje në terren” , tha ajo.
“Është e bgabuar të thuhet se njerëzit po kthehen pas, pasi nuk jemi duke e bërë këtë. Njerëzit kanë ardhur nga Calais në Britani”, shtoi ai.
“Është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos krijojmë pika mbytjeje në Calais, por të inkurajojmë një fluks të qetë njerëzish, dhe në veçanti mund të konfirmoj se kemi ngritur një VAC me porosi gjatë rrugës për në Calais, por larg portit”, shtoi ai.
Megjithatë, më vonë doli se VAC të cilit ajo iu referua nuk është ende në funksion.
Deri me tani në Britani të Madhe janë lëshuar vetëm 300 viza për refugjatët ukrainas.
Skema për 17,700 aplikime për bashkim familja ka filluar, duke përfshirë 8,900 që nga e premtja kur programi u lançua për anëtarët e familjes së gjerë.
Për krahasim, Gjermania ka pranuar 30,000 refugjatë ukrainas dhe kryeministri i Irlandës, Micheal Martin tha dje se 1,800 kanë mbërritur tashmë në vendin e tij./DailyMail/arbresh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008