Google ADS

Britania konfiskon edhe një aeroplan të oligarkëve rusë

18:55 | 2 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Britania e Madhe ka bllokuar përdorimin e një aeroplani tjetër privat me lidhje me oligarkët rusë, tha Sekretari i Transportit.

Grant Shapps nuk dha detaje të mëtejshme rreth aeroplanit apo se kush është pronar, por tha se lëvizja u mor të shtunën në mëngjes.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar “nuk do të qëndrojë pranë dhe të shikojë ata që kanë bërë miliona përmes patronazhit të Putinit të jetojnë jetën e tyre në paqe ndërsa derdhet gjak i pafajshëm”.

Ai vjen pas ndalimit të një aeroplani privat me lidhje të mundshme me Rusinë më 19 mars.

Ndryshe, Britanikët kanë konfiskuar dhjetëra prona të oligarkëve rusë pas vendosjes së sanksioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme