Britania heq të gjitha kufizimet për eksportet e armëve drejt Turqisë

22:45 | 20 Maj 2022
Trina Galanxhi

Mbretëria e Bashkuar ka hequr të gjitha kufizimet për eksportet e armëve në Turqi, tha sot kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“U diskutuan detaje të rëndësishme për çështje teknike dhe në të njëjtën kohë u ndërmorën hapa në parim për të ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë në fushën e mbrojtjes”, tha Ismail Demir gjatë vizitës së tij në Londër.

Kështu, të gjitha produktet janë hequr nga lista e kufizimeve të eksportit që u krijua nga autoritetet britanike në dhjetor 2021.

Në takime u trajtuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në vende të tjera, tha Demir.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme