Google ADS

Britania e Madhe vaksinon mbi 10milion të popullatës

08:27 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Britania e Madhe u ka dhënë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit më shumë se 10milion njerëzve derisa ekspertët e shëndetit publik kërkojnë nga ministrat që cak i vaksinimit të jenë vendet ku sëmundja po kërcënon të dal nga kontrolli.

Nëse këta numra vazhdojnë kështu, atëherë Britania e Madhe do të vaksinojë 15milion njerëz në 4 grupe me rëndësi deri në mes të shkurtit, dhe të kompletoj 5 grupet e radhës – rreth 17 milion njerëz të tjerë – në fillim të prillit, menjëherë pas pikës ku duhet të fillojnë dozat e dyta, raporton The Guardian.

Boris Johnson lavdëroi stafin e Shërbimit Shëndetësorë Kombëtar për shpërndarjes e vaksinës, duke përshkruar programin si “më kolosalin në histori të Shërbimit Shëndetësorë Kombëtar”. Gati 90% e të gjithë personave mbi 75-vjeçar në Angli kanë marrë dozën e parë të vaksinës, shtoi kryeministri.

Kryeministri premtoi që do të flet më shumë në mes të shkurtit për fazat e ardhshme të programit të vaksinimit, duke përfshirë valën e dytë të vaksinimit, e cila përfshinë moshat 18-49 vjeçare pa ndonjë problem serioz shëndetësorë.

Më parë, Matt Hancock, sekretari shëndetësorë, paralajmëroi që nuk ka mjaftueshëm vaksina Pfizer apo AstraZeneca në dispozicion për të hapur qendra të vaksinimit 24-orëshe, pavarësisht premtimeve nga Johnson muajin e kaluar. “Faktori kufizues është furnizimi,” tha ministri.

Të ngjashme