Qeveria britanike vendosi të shtyjë të paktën me dy javë fazën e ardhshme të lehtësimit të masave kufizuese në Angli, parashikuar për nesër me rihapjen e disa vendeve publike, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusin e ri, njoftoi sot kryeministri, Boris Johnson.
Duke përmendur të dhënat e fundit mbi mbizotërimin e koronavirusit të ri, drejtuesi konservator deklaroi se me këto shifra që rriten, ne vlerësojnë se duhet të “shtypim pedalen e frenimit” për të mbajtur virusin nën kontroll.
Kazinotë, bowlings, sallat e patinazhit do të rihapen duke filluar nga nesër, si dhe sallat e spektakleve. Ceremonitë martesore deri në 30 persona do të jenë gjithashtu të lejuara.
Aplikuar për momentin në tregje, mbajtja e detyrueshme e maskës do të shtrihet gjtihashtu duke nisur nga 8 gushti dhe në vende të tjera si muze, kinema dhe vendet e kultit.
“Unë e di se hapat që ne po ndërmarrim do të jenë një goditje e vërtetë për shumë njerëz, për të gjithë ata, projektet e të cilëve për martesë janë ndërprerë dhe për ata që nuk mund të festojnë tashmë Kurban Bajramin ashtu si do të dëshironin”, theksoi Boris Johnson në një konferencë për shtyp.
“Dhe unë jam me të vërtetë, me të vërtetë i dëshpëruar, por ne nuk mund të rrezikojmë”, shtoi ai.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...