Google ADS

Britania e Madhe shqyrton opsionet e tjera për Brexit

13:09 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shumica e ministrave të kryeministres britanike Theresa May mendojnë se plani i saj për Brexitin është “i vdekur” dhe shqyrtojnë opsione tjera, midis të cilave edhe opsionin për referendum të dytë, shkruan gazetar britanike “Times”.

Javën e ardhshme May duhet të bisedojë me ministrat për qëndrimet e reja.

Një grup i ministrave, midis të cilëve janë edhe ministrja e Punës dhe Sistemit pensional Amber Rudd dhe ministri i Financave, Philip Hammond, janë për opsionin për referendum të ri nëse të gjitha opsionet tjera janë harxhuar, shkruan “Times”.

 

Një grup tjetër i ministrave, midis të cilëve janë ministri i Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor Michael Gove dhe ministri i Punëve të Brendshme Sajid Javid, kundërshtojnë në idenë për referendum.

 

Ministrat tjerë, mes të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, dëshirojnë ta rrezikojnë daljen nga BE-ja pa marrëveshje, shkruan gazeta britanike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme