Britania ka prezantuar ligje të reja që synojnë “të parandalojnë qasjen e oligarkëve rusë në shërbimet teknike të aviacionit dhe detar të Mbretërisë së Bashkuar”.
Një deklaratë nga Ministria e Jashtme shtoi se kjo do të “ndalonte mirëmbajtjen e avionëve ose anijeve që u përkasin oligarkëve rusë të sanksionuar ose bizneseve të tyre”.
Ajo gjithashtu konfirmoi se sanksionet do të forcohen ndaj biznesmenëve rusë Eugene Shvidler dhe Oleg Tinkov.
Sekretarja britanike të Punëve të Jashtme, Liz Truss, tha: “Nuk ka dyshim se [Vladimir] Putin dhe elita e tij janë befasuar nga forca e sanksioneve tona”.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për sa kohë që trupat ruse janë në Ukrainë, duke synuar jo vetëm bizneset e oligarkëve, por edhe pasuritë e tyre dhe stilin e jetesës ndërkombëtare”.
“Sanksionet e ashpra do ta ndihmojnë Ukrainën të arrijë zgjidhjen më të mirë të mundshme të paqes dhe në fund të sigurojë që pushtimi i Putinit të dështojë. Ky është fokusi ynë”.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë