Google ADS

Britania e Madhe sanksionon 65 individë dhe subjekte të tjera që lidhen me Rusinë

00:08 | 26 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Mbrojtjes në Britani të Madhe, ka publikuar përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Në përditësim thuhet se Britania e Madhe ka sanksionuar 65 individë dhe subjekte tjera me lidhje mbështetëse me pushtimin e paligjshëm të Rusisë, transmeton portal arbresh.info

Midis atyre të sanksionuar është Kronshtadt, një kompani ruse e mbrojtjes dhe prodhuesi kryesor i dronit rus Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot.

Ministria shtoi se ka “shumë të ngjarë” që Rusia të jetë detyruar të përdorë mjete ajrore pa pilot për shkak të mbrojtjeve ajrore “të fuqishme” të Ukrainës./sky/arbresh.info/

Të ngjashme