Britania e Madhe raporton numër të madh të të infektuarve me coronavirus

19:34 | 12 Tetor 2020
L G

Autoritetet shëndetësore britanike kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket pandemisë.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se 13.972 njerëz janë infektuar me coronavirus.

Gjithashtu u bë e ditur se 50 persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, pasi kishin rezultuar pozitivë brenda 28 ditëve të fundit, raporton BBC.

Kjo përfshin 43 në Angli, katër në Uells, tre në Irlandën e Veriut dhe asnjë në Skoci.

Ndryshe, 618 mijë persona janë infektuar me virus dhe kanë vdekur 42875 njerëz. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme