Google ADS

Britania e Madhe raporton 2,420 raste të reja nga coronavirusi

19:02 | 8 Shtator 2020
L G

Mbretëria e Bashkuar raportoi të martën 2,420 raste të reja nga coronavirusi, bazuar në të dhënat zyrtare nga qeveria.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dhënat e reja u raportuan gjerësisht nga Anglia, Skocia dhe Uellsi, ndërkaq rastet në Irlandën e Veriut nuk janë identifikuar ende.

Numri i rasteve ditore ka filluar të rritet ditëve të fundit në vend, ndërsa u rrit edhe kapaciteti i testimeve që nga kulmi i valës së parë nga coronavirusi.

Ndryshe, deri më tani u regjistruan gjithsej 352 mijë raste të reja nga sëmundja e COVID-19, ndërsa 41 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Të hënën u raportua se vendi ka porositur prodhimin e 30 milionë dozave të vaksinës së Oksfordit, megjithëse e njëjta është ende në fazën e saj përfundimtare të testimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme