Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace.
Ben Wallace tha se tirani rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”, raporton The Sun.
Ai tha gjithashtu se pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikonte të shndërrohej në “një lloj rritjeje kancerogjene” që duhet të ndërpritet.
Moska dje bëri më shumë kërcënime kundër Perëndimit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Tendenca për të pompuar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, këto janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit, provokojnë paqëndrueshmëri”.
Presidenti Putin insistoi më herët se “çdo vend që ndërhyn në operacionin special të Rusisë për të çliruar Ukrainën nga të ashtuquajturit nazistë do të përballet me një “rrufe të shpejtë”.
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...