Google ADS

Britania e Madhe publikon tre fazat e daljes së vendit nga izolimit

16:30 | 11 Maj 2020
Arbresh.info

Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar tre hapat për dalje nga izolimi, një ditë pasi kryeministri i vendit Boris Johnson u kritikua se ishte i paqartë për vendimet në luftën kundër koronavirusit.

Faza e planifikuar fillon me lehtësimet e para të mërkurën, duke vazhduar më tutje me lehtësime të tjera pas 1 qershorit por “jo para 4 qershorit” dhe e gjitha kjo varet nga numri i të infektuarve.

3 fazat e Britanisë së Madhe për daljen e vendit nga karantina:

Faza e parë: Nga dita e mërkurë, njerëzit do të lejohen të dalin jashtë shtëpive të tyre . Njerëzit në Angli gjithashtu lejohen të dalin jashtë gjithnjë duke respektuar distancën. Punëtorët që nuk mund të kryejnë punën e tyre nga shtëpia do të lejohen të shkojnë në punë, por nuk lejohen të udhëtojnë me mjete të transportit publik.

Faza e dytë: Që nga 1 qershori, Britania e Madhe do të lejoj “dyqanet me pakicë që shesin gjera jo esenciale” të rihapen duke zbatuar distancën sociale. Qeveria gjithashtu tha se do të rihapen edhe disa shkolla.

Faza e tretë: Varësisht se si do të ndikojnë fazat e para të lehtësimit në numrin e të infektuarve në Britani, qeveria do të lejoj edhe një numër të madh biznesesh të rihapen në korrik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme