Moti i qëndrueshëm i ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar do të sjellë temperaturat më të nxehta të prillit që nga viti 2014.
Ndërsa vendi shënon javën e tij të pestë në karantinë nga koronavirusi, Londra parashikohet të jetë më e ngrohtë se sa pjesë të Greqisë, Turqisë dhe Portugalisë, transmeton arbresh.info
Kryeqyteti pritet të shohë motin më të ngrohtë ditën e enjte, me merkurin të rritet në 24C.
Diku tjetër, temperaturat parashikohet të arrijnë në 23C në Uells dhe Anglinë jugperëndimore, 18C në Skoci dhe 19C në Irlandën Veriore.
Kjo do të ishte dukshëm mbi mesataren e lartë të 14C në prill për Anglinë dhe do të ishte moti më i nxehtë që Mbretëria e Bashkuar ka parë për gjashtë vjet, tha Met Office./The Independent/arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...