Google ADS

Britania e Madhe: Një pushtim rus i Ukrainës duket shumë i mundshëm

12:47 | 21 Shkurt 2022
arbresh.info

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka përsëritur paralajmërimet se një pushtim rus i Ukrainës është “shumë i mundshëm”, pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Diplomacia duhet të ndiqet, por një pushtim rus i Ukrainës duket shumë i mundshëm. Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët janë duke shtuar përgatitjet për skenarin më të keq. Ne duhet ta bëjmë koston për Rusinë në mënyrë të patolerueshme”, ka shkruar Truss pas takimit./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme