Për shkak të rritjes së përshpejtuar të rasteve me koronavirus, kryeministri anglez Boris Johnson po shqyrton vendosjen e karantinës në vend.
Chris Viti, eksperti kryesor mjekësor i qeverisë britanike, pritet të njoftojë në konferencën e sotme për shtyp se vendi është në një pikë kritike të një pandemie përpara një periudhe shumë sfiduese të dimrit, transmeton portal arbresh.info
Viti tha se ata do të udhëhiqen nga përvoja e vendeve të tjera, të tilla si Spanja dhe Franca, të cilat tani po përballen me një valë të dytë, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen më të mirë për luftimin e epidemisë në Britani.
Është bërë e ditur që restaurantet dhe vendet tjera publike do të urdhërohen të mbyllen dhe se nuk do të lejohen grumbullimi i shumë njerëzve.
Sipas Reuters, numri i infeksioneve të reja në Britaninë e Madhe po rritet me të paktën 6,000 në ditë, dhe numri i pacientëve që pranohen në spital për shkak të Covid- 19 është dyfishuar./arbresh.info/
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...