Britania e Madhe në alarm: Coronavirusi mund të na godasë “brenda disa ditëve”

23:04 | 26 Janar 2020
Arbresh Info

Stafi i Shërbimi Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS) është vënë në gatishmëri të lartë se si të merren me trupat “infektues”, pasi ka shqetësime që virusi vrasësi do të godasë Mbretërinë e Bashkuar “brenda disa ditëve”.

Udhëzuesi 11 faqesh është përgatitur nga Public Health England (PHE) dhe ka këshilluar mjekët e përgjithshëm që të shmangin ekzaminimin e viktimave të dyshuara me coronavirus dhe t’i mbajnë ato në dhoma të mbyllura.

Të gjithë 52 personat në të gjithë Anglinë, Uellsin, Skocinë dhe Irlandën Veriore që ishin testuar për virusin vdekjeprurës të ngjashëm me gripin, ishin negativ, por ekziston një frikë se Mbretëria e Bashkuar mund të ketë testin e parë pozitiv “brenda ditëve”.

Një burim i lartë i qeverisë i tha Daily Mail të dielën mbrëma: “Ne jemi të vendosur të udhëheqim botën në përgjigje të kësaj”.

“Ne jemi duke përshpejtuar planet tona për t’u marrë me virusin kur ai më në fund arrin këtu”.

Burimi shtoi se testi i parë pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar pritet “brenda ditëve”.

Të premten, ekspertët paralajmëruan se Britania mund të jetë duke u sulmuar me coronavirusi vdekjeprurës pa e ditur atë.

Profesori Robert Dingwall, një ekspert i shëndetit publik në Universitetin Nottingham Trent, i tha The Sun Online se do të ishte e pamundur të dihej se sa njerëz mund të infektoheshin nga virusi vrasës për dy javë, transmeton Telegrafi.

Virusi ka vrarë 56 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 2,000 globalisht pasi besohet të ketë origjinën nga një treg mishi në Wuhan – një qytet me 11 milionë njerëz në provincën Hubei.

Ma Xiaowei, ministri i shëndetësisë i Kinës, tha se Kina po hynte në një “fazë vendimtare” pasi “duket se aftësia e virusit për t’u përhapur po forcohet”.

Presidenti i Kinës Xi Jinping dje paralajmëroi për një “situatë të rëndë”, pasi ai tha se coronavirusi po “përhapej me shpejtësi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme