Britania e Madhe miraton pilulën kundër koronavirusit

12:48 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar pilulën e parë për ta trajtuar COVID-19.

Pilula – molnupiravir – do t’u jepet dy herë në ditë pacientëve të rrezikuar të cilat janë diagnostikuar së fundmi me sëmundjen e COVID-19, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Në provat klinike, pilula, e krijuar fillimisht për të trajtuar gripin, zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen për gjysmë.

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se trajtimi ishte një “ndryshues i lojës” për njerëzit e ndjeshëm si dhe me ata me imunitet të dobët.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Mbretëria e Bashkuar është vendi I parë në botë që miraton ilaçin që mund të merret në shtëpi për të trajtuar COVID-19”, ka thënë ai në një deklaratë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme