Britania e Madhe marrëveshje tregtare postBrexit me Kanadanë

16:28 | 21 Nëntor 2020
Arbresh.info

Britania e Madhe dhe Kanadaja ranë dakord sot për një marrëveshje të përkohshme tregtare postBrexit, që do të riprodhojë nga 1 janari 2021, mbi një bazë dypalëshe, marrëveshjen nga e cila përfitoi vendi si një shtet anëtar i BE, njoftoi Departamenti britanik për Tregtinë Ndërkombëtare.

“Në një telefonatë me video, kryeministri Boris Johnson dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, së bashku me ministren e Tregtisë Ndërkombëtare, Liz Truss dhe homologen e saj kanadeze Mary Ng, ranë dakord për një marrëveshje në parim, duke rinovuar marrëveshjen aktuale tregtare midis BE-së dhe Kanadasë”, shkroi Ministria në një deklaratë.

“Marrëveshja e arritur sot konsolidon tregtinë me vlerë 20 miliardë stërlina (22, 4 miliardë euro) dhe garanton sigurinë e mijëra vendeve pune”, tha Truss, duke mirëpritur lidhjet që bashkojnë historikisht dhe kulturalisht BM-në me miqtë dhe aleatët e saj të Kanadasë.

Sipas Truss, teksti, ende i pa nënshkruar zyrtarisht, do të jetë i përkohshëm, sepse negociatat do të hapen vitin e ardhshëm për të përfunduar një marrëveshje të re më ambicioze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme