Google ADS

Britania e Madhe kthen karantinën 14 ditore për shtetasit e Spanjës

20:33 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Turistët që kthehen në Britaninë e Madhe nga Spanja do të duhet të futen në karantinë për 14 ditë që nga dita e diele.

Arbresh.info raporton se ligji për karantinë do të futet në fuqi që nga orët e para të mëngjesit ditës së diel.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka marrë këtë hap për turistët nga Spanja për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Spanja është duke përjetuar një valë të dytë me të infektuar nga koronavirusi me Madridin dhe Barcelonën dy vendet me më së shumti të infektuar.

Qeveria e Katalonisë gjithashtu ka vendosur që të mbyll të gjitha klubet e natës dhe kafeterit për dy javët e ardhshme.

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka raportuar 900 raste të reja brenda një dite.

Qeveria e Britanisë së Madhe ka shtuar Spanjën në listën e vendeve që duhet të iu nënshtrohen karantinimit për 14 ditë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme