Britania e Madhe i ka vendosur sanksione presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, si dhe shtatë zyrtarëve të tjerë pas raportimit për mashtrime zgjedhore si dhe për shkak të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve.
Lajmin e konfirmoi së fundmi Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, shkruan Reuters.
“Besojmë se ka ardhur koha që të veprojmë tani”, u shpreh Raab. “Lloji i abuzimit që kemi parë kohëve të fundit në Bjellorusi duhet të shpaguhet, njashtu edhe mashtrimi i bërë në zgjedhjet presidenciale”, tha ai.
Ndryshe, Bjellorusia kohëve të fundit është ‘vërshuar’ me protesta masive pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale ku doli sërish fitues Lukashenko. Opozitarët kanë ngritur konkludime që ky rezultat ishte i manipuluar.
Ndryshe, Raab i tha parlamentit javën e kaluar që Britania e Madhe do t’i vendosë sanksione Minskut në bashkëpunim edhe me SHBA-në dhe Kanadanë. /Telegrafi/
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...