Britania e Madhe goditet nga inflacioni

20:29 | 12 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Norma e inflacionit të Britanisë së Madhe ka arritur rritjen më të madhe në gjashtë vitet e fundit.

Rritja e papritur vjen në nëntor, ku një normë vjetore prej 3.1 përqind e shtyrë nga çmimet ajrore, lojërat kompjuterike dhe ato ushqimore, ka goditur edhe gjatë sezonës së festave, shkruan “euroneës”, transmeton portali arbresh.info

“Unë jam pensionete dhe mendoj se çmimet duhet të ulen, pasi ato gjithnjë e më shumë janë duke u ngritur”, ka deklaruar një zonjë e moshuar.

Banka e Anglisë ngriti normat e interesit muajin e kaluar për herë të parë në një dekadë dhe beson se inflacioni është afër arritjes së kulmit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme