Google ADS

Britania e Madhe është e përgatitur për të trajtuar koronavirusin

10:21 | 8 Mars 2020
Arbresh.info

Britania e Madhe është “mjaft mirë e përgatitur” dhe “shumë e fortë” ekonomikisht për të përballuar koronavirusin, tha kancelari i vendit Rishi Sunak.

Në një intervist për Sophy Ridge të dielën, z. Sunak tha se qeveria është e gatshme për trajtimin e koronavirusit shkruan arbresh.info

Deri më tani, janë konfirmuar 206 raste me koronavirus në Britaninë e Madhe.

Duke folur për efektin që ky virus ka pasur në shërbimet publike, gjithashtu edhe në biznese, Sunak tha se qeveria e Britanisë është duke punuar për të mundësuar intervenimin e kujtdo që kalon në një periudhë të vështirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme