Kryeministri Boris Johnson, ka njoftuar se Britania e madhe do të vendosë një paketë masive sanksionesh me qëllim të pengimit të ekonomisë ruse.
Ai thotë se Perëndimi duhet gjithashtu “të ndalojë kolektivisht” varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus “që për një kohë të gjatë i ka dhënë Putinit kontrollin e tij në politikën perëndimore”, transmeton portal arbresh.info
“Misioni ynë është i qartë: diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe, përfundimisht, ushtarakisht, kjo sipërmarrje e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë me dështim”, shtoi ai.
Duke iu drejtuar popullit britanik, ai thotë se “ne sigurisht do të bëjmë gjithçka për ta mbajtur vendin tonë të sigurt”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se “nëse vendet tjera ndërhyjnë në luftën Rusi-Ukrainë, do të përballen me pasojë që nuk i kanë parë kurrë”. /arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...