Kryeministri britanik Rishi Sunak do të nënshkruajë një “Marrëveshje të Hiroshimës” historike të enjten kur ai takohet me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida përpara një takimi të G7-ës.
Kjo për të rritur bashkëpunimin e mbrojtjes me Japoninë, sipas një deklarate nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Reuters.
Si pjesë e marrëveshjes, vendet do të shpallin gjithashtu nisjen e një partneriteti për të forcuar zinxhirin e furnizimit të çipave në një treg gjithnjë e më konkurrues, thuhet në deklaratë.
“Marrëveshja e Hiroshimës do ta shtojë bashkëpunimin mes forcave tona të armatosura, të rrisim ekonomitë tona së bashku dhe të zhvillojmë ekspertizën tonë të shkencës dhe teknologjisë lider në botë”, tha Sunak.
Të enjten, Sunak do të vizitojë një bazë detare dhe do të konfirmojë bashkëpunimin e ri të mbrojtjes me Japoninë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se partneriteti përfshin dyfishimin e numrit të trupave të Mbretërisë së Bashkuar në stërvitjet e përbashkëta të ardhmen.
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...